Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka thënë se veprimet e Qeverisë ndaj grevistëve janë skandaloze.
Ajo ka shtuar se kur Lëvizja Vetëvendosje ishte në pushtet i ka mbështetur iniciativat e sindikatave për greva.
“Vetëm ish sistemet kanë penguar kërkesat e punëtorëve për mirëqenie më të lartë, pagë opimale e siguri në punë”, ka shkruar Deliu në Facebook
“Greva është e drejtë e garantuar me ligj”, mbaron postimi i saj.
Përndryshe, Ministria e Financave e ka kërkuar listën e grevistëve për t’iu ndalur pagën.