Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, një javë më parë hyri në sallën e Kuvendit, u nënshkrua për mëditje dhe u largua menjëherë.
Ajo foli sërish për këtë çështje në Frontal të T7, ku tha se nuk e ka ditur se bashkëpartiakët e saj e kishin lëshuar seancën.
“Nuk kemi pasur plan që ta lëshojmë seancën”, tha ajo.
Deliu ka thënë se “nuk do të shkoja kurrë në Kuvend për një mëditje”.
Paraprakisht, ajo tha se e kishte telefonuar administratën e Kuvendit për t’i thënë se nuk dëshiron ta marrë atë mëditje.
“E kam telefonuar menjëherë administratën e Kuvendit për t’i thënë që unë nuk dua të paguhem për një mëditje që është 30-40 euro nëse s’gabohem”, tha ajo.
“Përfaqësoj shumë më shumë sesa për të shkuar aty dhe për t’u nënshkruar”, ka thënë Deliu ndër tjerash.
Klikoni këtu për ta ndjekur emisionin Frontal.