Deliu pas skandalit të grurit: Abuzo e shkel, gjithçka dhe këdo që del përpara

Prishtinë | 02 Gus 2023 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar pas skandalit të grurit, ku ka drejtuar akuza të rënda ndaj Qeverisë Kurti.

“Shantazh. Intimidim. Keqpërdorim. Në fjalët e tyre: Llugë!”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, “2 vjet, 4 muj e 10 ditë të Qeverisë Kurti II me të njëjtin sistem: Në emër të shpresës!”

Reagimi i plotë:

Shantazh. Intimidim. Keqpërdorim. Në fjalët e tyre: Llugë!

Miliona euro të paguara, mungesë e madhe e grurit në rikthim.

Enveri, zyrtari i vetëm për ligj e drejtësi. Pastaj shteti u vu kundër tij.

Kjo është pasqyra e kësaj Qeverie. Abuzo e shkel, gjithçka dhe këdo që del përpara.

2 vjet, 4 muj e 10 ditë të Qeverisë Kurti II me të njëjtin sistem: Në emër të shpresës!

Të ngjashme