Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Qeveria Kurti “ia ka kthyer shpinën qytetarëve”.
Gjatë fjalimit të saj, të enjten në Kuvendin e Kosovës, Deliu tha se qytetarët janë duke u përballur me shtrenjtimi të çmimeve.
“Qeveria është bërë spektatore, vetëm po e vëzhgon situatën e rëndë e s’po reagon. Sot qytetarët janë duke u përballur me shtrenjtimi të çmimeve”, tha ajo
Ajo ka pasur kritika edhe për Hekuran Muratin, ministrin e Financave – në lidhje me një status të cilin e kishte në vitin 2016 për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Dje derisa po lexoja statuset e zotëri Muratit një arrogancë që luftëtarët e lirisë i krahason me mercenarë, e kuptoj pse veteranët janë larguar nga projektligji për Pagën Minimale sepse nuk doni të gëzoni as mirëqenien minimale”, ka theksuar ajo.