Deliu: Vasfijen e dëgjoi Kongresi Amerikan, por nuk ka kohë ta dëgjojë Kurti, për keqardhje

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka komentuar deklaratën e deputetes së VV-së, Vasfije Krasniqi të dhënë në emisionin “Frontal” në T7, se kryeministri Albin Kurti ende nuk e ka ftuar ende për tu këshilluar me të, se si të veprojë në dialogun Kosovë-Serbi për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale.

Ajo tha se është për të ardhur keq që kryeministri Kurti, ende nuk ka biseduar me Krasniqin lidhur me këtë çështje.

Më tutje Deliu-Kodra tha se është për keqardhje që Kurti nuk ka pasur kohë ta dëgjojë Krasniqin, teksa atë e kanë dëgjuar edhe në Kongresin Amerikan.

“Një zonjë shumë e respektuar, Vasfija, paska deklaruar se i vjen keq që Albin Kurti akoma nuk ka kërkuar këshilla nga ajo se si të veprojë në dialogun Kosovë – Serbi për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale.

Është vërtetë për të ardhur keq se si kryeministri i Kosovës, z. Kurti, as pas 100 ditësh nuk ka arritur që të flasë me zonjën Krasniqi, e cila ka marrë guximin për të treguar tmerrin që ka përjetuar.

Zonjën Krasniqi e ka dëgjuar Kongresi Amerikan, por nuk ka kohë ta dëgjojë kryeministri ynë. Sa shumë për të ardhur keq.

Albin Kurtit nuk i interesojnë këto tema tani. Vetëm në kohë zgjedhjesh ai bëhet sikur interesohet”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Një zonjë shumë e respektuar, Vasfija, paska deklaruar se i vjen keq që Albin Kurti akoma nuk ka kërkuar këshilla nga ajo se si të veprojë në dialogun Kosovë – Serbi për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale.

Është vërtetë për të ardhur keq se si kryeministri i Kosovës, z. Kurti, as pas 100 ditësh nuk ka arritur që të flasë me zonjën Krasniqi, e cila ka marrë guximin për të treguar tmerrin që ka përjetuar.

Zonjën Krasniqi e ka dëgjuar Kongresi Amerikan, por nuk ka kohë ta dëgjojë kryeministri ynë. Sa shumë për të ardhur keq.

Albin Kurtit nuk i interesojnë këto tema tani. Vetëm në kohë zgjedhjesh ai bëhet sikur interesohet.

Edhe kur ishte opozitar u premtonte familjeve të të pagjeturve se nuk do të pranonte të shkonte në bisedime me Serbinë pa u zbardhur fati i familjarëve të tyre, por kur u bë kryeministër e harroi premtimin dhe u ul pa kushte në tavolinën e bisedimeve me Aleksandër Vuçiqin.

Kryeministri Kurti duhet të sillet me përgjegjshmëri dhe të mos keqpërdorë temat e ndjeshme dhe plagët e hapura të shoqërisë tonë nga lufta e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme