Demaliaj: Po të mundja vetëm njerëzit e AAK-së do t’i punësoja

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 16:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Legjislacion ka thënë se me dëshirë e po të kishte mundur do t’i punësonte të gjithë njerëzit e partisë së tij, raporton Ekonomia Online.

“Asnjë njeri tjetër përpos anëtarësinë e Aleancës nuk kisha pas qejf, me i pa tpunësum në Kosovë, këto e kom thon në kushte të barabarta ligjore, në rrethana të konkursit, se e njoh mirë legjislacionin kam qejf të Aleancës. Pse unë me e ndihmu dikë tjetër se ma ka kundërshtuar politikën dhe programin tim politik”, tha Demalijaj.

Për këto deklarata ka reaguar kryetarja e Komisionit për Legjislacion nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. Ajo tha se kjo mendësi po i largon njerëzit nga Kosova.

“Si pasojë e kësaj mendësie, njerëzit po ikin nga Kosova. Njerëzit që e kanë kryer fakultetin ka aplikuar 30 herë në një vend pune edhe s’ka mujt me marr. pse se ja ka nxon tezja daja e dikujt tjetër. Sepse ai se ka pas babën ministër, ai se ka pas babën deputet”, tha Haxhiu.

Ajo ka pyetur deputetin Demalijaj se kë e përfaqëson.

“Ti a je përfaqësues i Aleancës a je përfaqësues i qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka pyetur Haxhiu-Demalijajn.

“Unë jam përfaqësues i qytetarëve të Republikës, por unë së pari i jepi hapësirë vetvetes. Në këtë rast anëtarësisë së Aleancës”, iu ka përgjigjur ai.

Ndërsa deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka thënë se për këto skandale do të duhej të ishte i pranishëm, Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi.

“Mos me pas dalë qito keqpërdorime të Postës dhe Telekomit në publik nga kushdo që i ka qit, shumë mirë që i ka qit, sot nuk ishim kon tu e bo këtë debat, ishin vazhdu ato po na as nuk e kishim ditë këtë punë dhe se kishim bo këtë debat. Unë mendoj që veprimi i drejtorit të Telekomit i kryeshefit ekzekutiv, është saktësisht që me e parandalu më tutje me dal skandalet brenda Postës dhe Telekomit të Kosovës. Besoj që nuk është çështje vetëm e komisionit për zhvillim, na mujna me e diskutu teknikisht ku osht dashtë me shku e ku s’osht dashtë me shku, por normalisht kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, sot është dashtë me u kon para neve me dhon raport mbi pyetjet e komisionit”, tha Krasniqi, raporton EO.

Krasniqi i reagoi edhe deputetit të AAK-së, Shkumbin Demalijaj. Ai tha se është papërgjegjësi e një deputeti, kur e përfaqëson partinë në pushtet dhe nuk distancohet nga punësimet partiake.

“Nëse del një deputet edhe e bën një deklaratë që unë kom me i punësuar veç njerëzit e AAK-së, kom me ju dhon përparësi qysh thatë edhe sot këtu. Unë muj me marr si një papërgjegjësi të një deputeti ose mendim personal që ndëshkohet me votë qysh po thotë Bilalli ose nashta nuk ndëshkohet, kjo është çështje e votuesve. Për mu problemi qëndron kur e thotë një deputet i partisë e cila e ka drejtimin e kryeministrisë dhe partia në vend që me u distancu e qon qat deputet në komisionin për PTK-në dhe nuk distancohet dhe kjo i bjen që partia qon mesazh tek krejt mekanizmat që menaxhon që kush është i AAK-së ose cilës do parti që është në pushtet na kemi me i shti në punë ma lehtë se sa këtë tjetrin”, tha Krasniqi.

Të ngjashme