Dembele i hapur për kalimin te Newcastle, paga marramendëse që mund të përfitojë te klubi i sheikëve

Prishtinë | 20 Tet 2021 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele, do të ishte i hapur për një kalim te Newcastle Unitedi kur t’i përfundojë kontrata në Camp Nou – bën të ditur Goal.

Francezi ka kontratë me Blaugranët deri në qershor të vitit 2022, mirëpo nuk është angazhuar për rinovimin e kontratës.

Ndërsa klubi tashmë i pasur anglez është ndër kandidatët kryesorë për t’i siguruar shërbimet e tij.

Katalunasit janë të interesuar ta mbajnë Dembelen duke i ofruar kontratë të re për dy ose tri vite, mirëpo agjenti i lojtarit nuk iu është përgjigjur ofertave të tyre.

Tash janë rritur dyshimet te klubi i La Ligas se lojtari është duke shqyrtuar opsionet për të pranuar ofertat e klubeve tjera, në mesin e tyre Newcastle që pritet të bëjë shpenzime të mëdha pas blerjes nga Fondi saudit Public Investment (PIF).

Në Ligën Premier, Dembele mund të përfitojë 15 milionë euro në sezon, ku mund të përfshihet edhe një tjetër bonus prej 15 milionë eurosh vetëm për nënshkrimin e kontratës.

Kujtojmë që 24-vjeçari u transferua te Barcelona në vitin 2017 nga Borussia Dortmundi për 105 milionë euro plus 40 milionë të tjera në formë shtesash të lidhura me paraqitjet. /Telegrafi

Të ngjashme