Futbollisti ofanziv dëshiron ta vazhdojë kontratën dhe t’i tregojë vlerat e tij në “Camp Nou”. Deri tash, atë e kanë përshkuar lëndimet e shpeshta dhe forma e zbehtë.
Ousmane Dembele është i vendosur të qëndrojë në Barcelonë.
Për këtë është i bindur mediumi spanjoll “Sport”.
Futbollistit francez do t’i skadojë kontrata aktuale në fund të këtij sezoni.
Mirëpo, 24 vjeçari është duke e pritur një ofertë nga gjiganti katalunas për vazhdimin e kontratës.
Futbollisti ofanziv është i vendosur t’i tregojë vlerat e tij në “Camp Nou”, përcjell “Gazeta Express”.
Ai pëlqehet nga Juventusi, Paris Saint-Germaini dhe nga klubet angleze.
Por, dëshirë e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit është të qëndrojë në ekipin aktual.
Dembelen e kanë përshkuar lëndimet e shpeshta dhe forma e zbehtë në Camp Nou në sezonet e fundit.