Barcelona është e përqendruar në rikuperim tani me disa lojtarë që janë lënduar në fillim të sezonit 2021/22.
Një gjë pozitive është se sulmuesi francez, Ousmane Dembele ka filluar përsëri stërvitjen me skuadrën dhe ai duket se po bën përgatitjet finale para rikuperimit të plotë nga lëndimi i tij.
Francezi pësoi një problem në kofshën e djathtë, gjë që e ka përjashtuar atë për të gjithë sezonin e deritanishëm.
Dembele po përparon aq mirë sa mund të jetë në dispozicion të Ronald Koeman për ndeshjen e ardhshme të Barcelonës kundër Rayo Vallecano të mërkurën.