Vërshimet e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 542 mijë e 840 euro.
Kështu është bërë e ditur në raportin e vlerësimit të bërë publik nga komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve, gjatë vërshimeve të fundit në janar të këtij viti.
“Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në ekonomitë familje, në vlerë prej 263 mijë e 600 euro, pastaj në biznese në vlerë prej 230 mijë e 300 euro, në bujqësi vlera e dëmit të vlerësuar është 11 mijë e 940 euro, në objekte publike 26 mijë euro dhe dëme tjera në vlerë prek 11 mijë euro”, thuhet në raport.