Demhasaj: Deklaratat e partnerëve ndërkombëtarë, skandaloze për Kosovën si shtet

Prishtinë | 26 Maj 2023 | 22:32 | Nga Ekonomia Online

Analisti Arton Demhasaj i ka cilësuar skandaloze për Kosovën deklaratat e partnerëve ndërkombëtarë, sa i përket situatës së krijuar në veri.

Demhasaj thotë se këto deklarata janë më skandalozet që ka pasur ndonjëherë në drejtim të Kosovës.

“Nëse i shohim edhe deklaratat e partnerëve tonë ndërkombëtarë, që janë deklarata më skandaloze që ka pasë ndonjëherë në drejtim të Kosovës. Pra deklaratat edhe nga ambasadori amerikan, edhe ambasadorë të tjerë në Kosovë, njëkohësisht deklarata nga sekretari Blinken, deklarata e DASH-it, dhe të tjera të ngjashme edhe nga zyrtarë të BE-së. Pra janë përnjëmend deklarata skandaloze…skandaloze për ne, për Kosovën si shtet”, deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Situatën e krijuar në veri të vendit e kanë dënuar fuqishëm Bashkimi Evropian, teksa kanë theksuar se nuk do pranojnë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm dhe

provokues.

Reagim për situatën në veri ka pasur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka thënë se masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë. Ai po ashtu ka deklaruar se SHBA-ja dënon “veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës”.

Ndërsa nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë deklaruar se veprimet në veri do kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën

Të një mendimi kanë qenë edhe Franca dhe Gjermania. /Teve1.info/

Të ngjashme