Demhasaj: Opozita të kërkojë sqarime për fondet e ekspozitës së Shkëlzen Gashit

Prishtinë | 28 Mar 2026 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik dhe anëtari i AAK-së, Arton Demhasaj ka bërë një kërkesë publike drejtuar shefave të grupeve parlamentare të opozitës, duke kërkuar më shumë transparencë dhe llogaridhënie lidhur me financimin dhe organizimin e një ekspozite të fundit që ka nxitur reagime në opinionin publik.

Në kërkesën e tij, Demhasaj i është drejtuar konkretisht Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Jehona Lushaku Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Besnik Tahiri nga AAK.

Ai ka kërkuar që ata të ndërmarrin disa hapa konkretë për të sqaruar mënyrën e ndarjes së mjeteve financiare dhe procesin e përzgjedhjes së organizatorëve të ekspozitës.

Sipas kërkesës, opozita duhet:

T’i drejtohet me shkresë zyrtare Kryetares së Kuvendit për të siguruar sqarim të plotë mbi shumën e mjeteve të ndara për këtë ekspozitë.
Të bëjë publike datën e shpalljes së thirrjes për aplikim dhe kriteret e përdorura për përzgjedhje.
Të publikojë numrin e organizatave aplikuese dhe të sqarojë institucionin apo komisionin që ka bërë përzgjedhjen.
Të bëjë publike emrat e organizatave të refuzuara dhe arsyet konkrete të refuzimit, përfshirë shpjegimin pse fondet janë ndarë për përfituesit aktualë.

Të ngjashme