Demhasaj: Plan-programi i Qeverisë i vonuar, nëse realizohet vetëm 50% do të ishte sukses

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 13:43 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës të shtunën ka mbajtur mbledhjen në Prevallë, për të harmonizuar programin  qeverisës për katër vjetët e ardhshme.

Plani do të duhej të ishte gati ende pa filluar punën Qeveria, i tha Ekonomia Online Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”.

Ai thotë se është e nevojshme që programi i Qeverisë të diskutohet më gjatë dhe se harmonizimi është i domosdoshëm.

“Duke marr parasysh që ka shumë çështje që ka nevojë më gjatë me u diskutuar mes partnerëve të koalicionit dhe që momenti ku plan programi vendoset dhe del në publik pastaj ai duhet të implimentohet dhe të zbatohet dhe mendoj që është normale që qeveria me diskutuar më gjerësisht për këtë deri sa të vendoset dhe ta publikojë. Kështu qe një vizitë e tillë në Prevallë dhe një harmonizim i programit mendoj që është në rregull”.

Ai tha se plan-programi duhet të jetë publik që ta shohin të gjithë se ku është fokusi i Qeverisë “Kurti”.

“Programi qeverisës është dashtë të bëhet më herët sepse qeveria Kurti është duke funksionuar dhe është shumë me vonesë dhe mendoj se qysh në ditët e para qeveria Kurti është dashtë ta mbaj një takim të tillë dhe ta ketë atë harmonizimin final të plan-programit dhe plan-programi të jetë publik që të gjithë ta shohin se ku do të jetë fokusi i qeverisë Kurti në këtë qeverisje 4 vjeçare”.

Sipas Demhasaj kjo po shndërrohet në një praktik, sepse në qeveri nuk ka një hapësirë të nevojshme ku mund të mblidhen të gjithë të diskutojnë dhe të harmonizojnë programin qeverisës.

“Vazhdimisht që shumica e qeverive që deri tash i ka pas Kosova kur kanë deshtë me finalizuar apo harmonizuar programin qeverisës kanë qenë vizita të tilla por ajo çka shihet sot është serë për herë të parë kemi që kjo po bëhet brenda Kosovës dhe nuk ka lëvizje se qysh kanë ndodh jashtë vendit se qysh ka ndodh në të kaluarën. Në një mënyrë po shndërrohet në një praktik me gjasë se në qeveri nuk ka një hapësirë të nevojshme ku mund të mblidhen gjithë të diskutojnë dhe të harmonizojnë programin atëherë po mbetet një praktik e tillë që të dalin jashtë Prishtinës dhe të izolohen në një vend të caktuar të harmonizojnë dhe ta finalizojnë programin qeverisës”.

“Nuk mendoj që ka lidhje serioziteti i bisedave me vendin ku diskutohen mendoj se me rëndësi është se tash çka del dhe cili është programi dhe ku është fokusi i qeverisë Kurti se sa vendi ku është diskutuar kjo”, tha Demhasaj.

Ai duke pas parasysh funksionimin e qeverive të kaluara mendon se plan-programi i Qeverisë Kurti është tejet ambicioze.

Sipas tij, vetëm nëse 50% e pikave zbatohen konsiderohet qeverise e suksesshme, raporton EO.

“Disa prej pikave që janë prezantuar edhe në ditën kur është votuar qeveria edhe tash që kanë dal disa copëza caktuar përmes medieve mendoj që janë shumë të rëndësishme, por duke marr parasysh edhe funksionimin e qeverive të kaluara mendoj që janë tejet ambicioze dhe pres që në përqindje nuk munden me zbatuar të gjitha ato çka janë prezantuar sepse është vështirë që një mandat 3-4 vjeçar që të gjitha ato pika çka janë prezantuar me u realizuar. Po në masë në qoftë se mbi 50% e atyre pikave që janë përmend të zbatohen atëherë mund ta konsideroj qeverisjen si të suksesshme”.

Të ngjashme