Demi: Javën e ardhshme Kuvendi do të diskutojë për themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për pandeminë

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 15:30 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e VV-së Labinotë Demi-Murtezi pas mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovë, ka thënë se sekretari i shëndetësisë i cili ka raportuar në komisionin e shëndetësisë ka vlerësuar se Kosova nuk ka legjislacion të mjaftueshëm për menaxhimin e pandemisë.

“Ne sapo dolëm nga mbledhja e komisionit për shëndetësi. Nga ekspozeja e sekretarit dhe pyetjet e deputetëve ne u informuam për të gjitha punët administrative që po bëhen nga Ministria e Shëndetësisë. Po ashtu edhe si këshillues i ministrit për luftimin e COVID-19. Javën e ardhshme  Parlamenti i Kosovës do të diskutojë për themelimin e një komisionit hetimor parlamentar për gjithë pandeminë. Sekretari ishte korrekt në përgjigjet e tij dhe pyetje kishte shumë por ata që na interesuan në përputhje me ligjet që i ka vendi jonë. Sekretari vlerësoi se Kosova nuk ka legjislacion të mjaftueshëm  për menaxhimin e pandemisë dhe vlerësuam bashkë se mungesa e legjislacionit ka bërë edhe pamundësinë  e dhënies së gjobave për ata që kanë shkelur kushtet e parapara nga MSH-ja”, tha ajo.

Më tutje ajo ka thënë se ka edhe mungesë të stafit shëndetësor.

“Po ashtu vlerësuam bashkë që ka mungesë të stafit shëndetësor të punësuar dhe po ashtu mungesa që kanë qenë në stoqe po ashtu materiale shëndetësore që do të kishin lehtësuar  menaxhimin e pandemisë. Nga mbledhja e kaluar kemi pasur një keqkuptim në prononcime ngase ka pasur vlerësime të disa deputetëve se nuk ka pasur bashkëpunim të mjaftueshëm ndërinstitucional, ku edhe njëherë u sqaruam se profesor Naser Ramadani me përgjegjësinë më të lartë ka thënë se bashkëpunimi ndër institucional ka qenë i shkëlqyeshëm dhe jo i mangët dhe gjithashtu ka thënë se janë testuar të gjithë ata që kanë pasur nevojë të testohen. Ne mbështesim fuqishëm që hetimet të fillojnë dhe të nxirren hetimet më konkrete, sepse VV-ja nuk i ka frikë hetimet, pra ne jemi për hetime dhe për punë korrekte dhe për transparencë, tha ajo.

Të ngjashme