Syri kundër të keqes, që njihet në shumë vende të botës, si syri i kaltër, është ajo që ka shfrytëzuar këngëtarja Demi Lovato për t’i dhënë fund 2020.
Për natën e Krishtlindjes, ajo ka vendosur t’i lyej thonjtë në këtë mënyrë, dhe gjithashtu, për t’i thënë disa mesazhe.
28-vjeçarja, artistja e “I Love Me”, thotë se dëshiron t’i largojë gjërat toksike prej vetes.
“Lamtumirëëëëëë energji toksike. Faleminderit për mësimet dhe tash lamtumirëëëëë”, ka shkruar ajo.