Ylli i muzikës, Demi Lovato, do të përmbushë ëndrrën e saj kamotshme.
Këngëtarja këtë vit e ka paralajmëruar publikimin e albumit të saj të tetë i cili përmban muzikën metal.
Në vitin 2008, kur ajo ishte një yll i ri i Disney-t, një gazetar e pyeti për shijen e saj në muzikë.
“Ajo që më magjeps mua,” tha ajo, “është metali”.
Kjo dëshirë ka qenë gjithmonë pjesë e Lovatos që nga ditët e saj në televizionin e fëmijëve deri te karriera e saj muzikore. Por ajo kurrë nuk e ka përmbushur premtimin për një album metal, deri më tani.
Këngët e albumit janë përmbajtje nga jeta e saj, pasi Demi pati një luftë të gjatë me drogën.
“Pra, ky album është si seksi, droga, rock and roll… pa drogë”,ka shkruar Lovato, shkruan BBC transmeton KlanKosova.tv