Gjatë këtij viti ishte në overdozë, Demi Lovato është më pak aktive në rrjetet sociale se sa më parë.
Megjithatë, ajo kohët e fundit ka publikuar një fotografi duke ushtruar gjersa e ka shoqëruar me mesazhin “kurrë nuk heq dorë”.
Këngëtarja 26-vjeçare merret me artet marciale braziliane ndërsa fansat kishin vetëm fjalë miradije rreth kësaj risie të bukuroshes. Shumë prej tyre kanë vënë në dukje se ajo duket më mirë se kurrë dhe se e inkurajuan që të vazhdonte me këto ndryshime.
“Ëmbël, flokët e dërrmuar nga jiu jitsu”, shkroi Lovato në llogarinë personale në Instagram.
“Më vjen mirë që je kthyer”, ishin disa prej mesazheve të fansave ndërsa shumë i thanë që të mos heqë dorë dhe vetëm të vazhdojë të luftojë.
Kjo është vetëm hera e dytë që ajo ka publikuar ndonjë gjë në rrjetet shoqërore që kur ka përfunduar rehabilitimin prej drogës. Hera e parë ishte në fillim të nëntorit, kur u kërkoi ndjekësve të dilnin në zgjedhjet amerikane.
Këngëtarja kishte përfunduar në spital gjatë muajit korrik të këtij viti pasi konsumuar tejet shumë drogë gjersa kishe përfunduar zyrtarisht rehabilitimin e muajin e kaluar.