Këngëtarja amerikane, Demi Lovato, ka bërë disa postime në rrjetet sociale duke reaguar ndaj spekulimeve lidhur me jetën e saj.
Në korrik të këtij viti, 26-vjeçarja përfundoi në spital për shkak të helmimit me alkool dhe mbidozimit me drogë, për çka më pas shkoi në rehabilitim.
Por, derisa mediat spekulojnë për gjendjen e saj, ajo ka dashur të sqarojë se është mirë dhe kur do të vijë koha do të tregojë gjithçka që i ka ndodhur.
“I dua fansat e mi dhe i urrej tabloidet. Mos besoni çfarë lexoni. Njerëzit i fabrikojnë gjërat për t’i shitur tregimet e tyre. Është për të ardhur keq”.
“Nëse mendoj se bota duhet të dijë diçka, do ta them vet. Përndryshe, mos shkruani më për riaftësimin tim, sepse nuk është puna e kurrkujt, pos meje. Jam e kthjellët dhe falënderuese që jam gjallë dhe mund të kujdesem për veten”.