Demi Lovato është parë për herë të parë në publik pasi rrezikoi jetën nga mbidoza.
Këngëtarja u fotografua nën shoqërinë e një gruaj ndërsa po pinte kafe pranë qendrës së saj të rehabilitimit.
26-vjeçarja shihet e veshur shumë thjeshtë me pantallona të zeza e pallto jeshile dhe me një kapele në kokë.
Demi dukej e lumtur ndërsa po bisedonte me gruan.
Në fund të korrikut këngëtarja për pak humbi jetën nga mbidoza e drogës.