Demi Lovato shet shtëpinë ku u mbidozua me substanca narkotike

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 08:47 | Nga

Demi Lovato e ka nxjerrë në shitje shtëpinë në Hollywood Hills, ku ishte mbidozuar në muajin korrik.

Shtëpia që ka dalë në shitje për 9.5 milionë dollarë (8.2 milionë euro), përmban katër dhoma gjumi dhe gjashtë banja.

Prona luksoze përmban edhe pishinë, një bar, kinema dhe është shumë afër Sunset Strip.

Këngëtarja, e cila qe një kohë të gjatë ka probleme me vartësinë, ka një çrregullim të ushqyerjes dhe është bipolare (vuan nga psikoza maniako-depresive), transmeton telegrafi.

Ajo në të kaluarën ka treguar se e kishte përdorur kokainën shumë e re, qëkur ishte yll i Disneyt.

Pas mbidozës, Demi qëndroi në qendrën mjekësore Cedars-Sinai për disa ditë dhe pastaj u lëshua për t’u shtruar në një qendër rehabilitimi në Los Angeles.

Këngëtarja 26-vjeçare disa herë është përpjekur të heqë dorë nga substancat narkotike, mirëpo ka dështuar duke u kthyer sërish.

https://twitter.com/DemiTeamTR/status/1037066674543964160

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme