Aktorja e njohur, Demi Moor po përflitet se është në lidhje dashurie me stilisten serbe, Masha Mandzuka.
Ato janë parë tash e sa kohë në çdo dalje së bashku, dhe duken tejet të lumtura, njofton Klan Kosova.
Aktorja ende nuk ka bërë publike asgjë, mirëpo nëse e zyrtarizon lidhjen do të jetë marrëdhënia e parë publike që nga ndarja e Moor me aktorin Ashton Kutcher në 2011.
Demi ka tre fëmijë me ish burrin e saj Bruce Willis.