Aktorja Demi Moore (56) ka pozuar e zhveshur në pishinë për edicionin e tetorit të revistës “Harper’s Bazaar”, ndërsa e kishte vendosur një byzylyk diamanti dhe një kapelë ngjyrë rozë. Moore u “mburr” me këtë angazhim edhe në Instagram, ndërsa fotografia brenda një afati të shkurtër i mori mbi 30,000 pëlqime.
‘Perëndeshë, ‘dukesh shumë bukur’, ‘ikonë absolute’, ‘simpatia ime e përjetshme’, shkruan adhurues të shumtë në rrjetin social, ndërsa fotografinë e komentuan edhe koleget e saj Penélope Cruz (45), Julianne Moore (58), Kate Hudson ( 40)…
Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që Moore ka pozuar e zhveshur. Aktorja në vitin 1991, në muajin e shtatë të shtatzënisë e zbukuroi kopertinën e revistës ‘Vanity Fair’, shkruan KOHA Ditore.
Demi i ka tri vajza dhe është martuar tri herë. Me muzikantin Freddy Moore (69) ishte e martuar nga viti 1980 deri në vitin 1985, ndërsa më pas nga viti 1987 deri në vitin 2000 ishte e martuar me aktorin Bruce Willis, 64 vjeç, i cili është babai i fëmijëve të saj.
Moore u martua me Ashton Kutcher (41), gjithashtu aktor, në vitin 2005, ndërsa çifti u nda në vitin 2013.