Demi Moore zbulon se u dhunua kur ishte 15-vjeçare, nëna e saj e shiti për 500 dollarë

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur amerikane Demi Moore, në një emision televiziv ka zbuluar se ishte dhunuar në moshën 15-vjeçare në shtëpinë e saj, derisa nëna e saj ishte në dijeni. Thotë se nëna e saj kishte marrë 500 dollarë nga i dyshuari që e dhunoi, transmeton Koha.net.

Ylli i Hollywoodit që tash është 56-vjeçare, i ka bërë këto akuza në një intervistë për “Good Morning America”, raporton The Guardian.

Në intervistën dhënë Diane Sawyer, thotë se pasi e kishte dhunuar i dyshuari që e gjeti në shtëpi kur ajo kishte hyrë brenda, e ka kuptuar se nëna e vet e kishte shitur atë për 500 dollarë.

“Ishte përdhunim dhe një tradhti shkatërruese për mua”, shprehet ajo ndër tjera në intervistë, gjithashtu në librin që tregon për jetën e saj e që libri del në shitje gjatë javës së ardhshme.

Nëna e Moore, Virginia Kinga ka qenë alkooliste. Ajo thotë se qysh e vogël e kishte dërguar nëpër bare të ndryshme që burrat ta vënë re atë. Nëna e saj vdiq në vitin 1998.

Virginia King – 1992

Image

Për më tepër, aktorja ka treguar se ishte 12-vjeçare kur nëna e saj kishte tentuar të kryejë vetëvrasje. Thotë se ishte ajo që e kishte shpëtuar.

“Mbaj mend që përdora gishtat e mi, gishtat e një fëmije për të hequr nga goja pilulat që ajo gëlltiste”, ka thënë Moore.

Moore ka rrëfyer shumë nga jeta e saj. Prej momentit kur ishte ndarë nga Ashton Kutcher në vitin 2012. Se si e përjetoi dhimbjen kur fëmijët e saj ndaluan së foluri me të. Momentet kur ishte bërë vetëm 46 kilogramë e se si ishte shtrirë në spital për rehabilitim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme