Agron Demi, përmes një statusi ka shkruar se në bazë të rezultateve deri të tanishme për kryetarë të komunave, Partia Demokratike e Kosovës, do të menaxhojë 552. Milionë euro të komunave, ndërsa LDK 522 milionë euro.
Më poshtë qëndrojnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me 258 milionë euro në menaxhim, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje me 223, e krejt në fund Lista Serbe me 103.3 milionë euro.
Postimi i plotë:
Duke u bazu në rezultatet e gjertanishme për kryetarë të komunave dhe KASH 2021-2023, në tre vjetët e ardhshëm:
– PDK do menaxhojë me 552.6 milionë euro të komunave;
– LDK me 552 milionë euro;
– AAK me 257 milionë euro;
– VV me 223 milionë euro;
– LS me 103.3 milionë euro.