E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka pritur bashkëatdhetarët që punojnë dhe studiojnë në Izrael.
Demiri u zotua se do të punojë për avancimin e pozitës së mërgatës sonë atje.
“Ishte kënaqësi që në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem prita bashkatdhetarë studentë e punonjës këtu në Shtetin e Izraelit. Do të kultivoj marrëdhënie miqësie e bashkëpunimi me pjesëtarët e mërgatës sonë për avancimin e pozitës së komunitetit kosovar në Izrael, për promovimin e Kosovës dhe vlerave tona dhe për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve përkatëse. 🇽🇰🇮🇱”.
Po ashtu diplomatja kosovare ka publikuar disa fotografi nga ceremonia e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe zyrtarë nga Ministria e Jashtme izraelite.
“Së bashku me zyrtarë të Ministrisë se Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit dhe miq të Kosovës në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.