Democracy Plus publikon raporte dhe organizon aktivitete kyçe për transparencë dhe rinjtë

Prishtinë | 29 Dhj 2025 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Democracy Plus (D+) ka publikuar një sërë raportesh dhe ka organizuar aktivitete të rëndësishme që synojnë forcimin e transparencës, integritetit dhe pjesëmarrjes qytetare në Kosovë.

Në bashkëpunim me Westminster Foundation for Democracy, u publikua raporti “Kostoja e Politikës në Kosovë”, i cili evidenton se shpenzimet e larta të kandidimit përbëjnë barrierë serioze për pjesëmarrjen politike dhe ndikojnë drejtpërdrejt në suksesin elektoral.

Po ashtu, janë publikuar raportet e Auditimit Social në Komunën e Lipjanit dhe Mamushës, të cilat vlerësojnë projekte infrastrukturore dhe investime komunale, duke theksuar rolin e qytetarëve në mbikëqyrjen e shpenzimeve publike dhe transparencën institucionale.

Në fushën e edukimit dhe fuqizimit të të rinjve, D+ organizoi për herë të parë Shkollën për Integritet dhe Parandalim të Korrupsionit,

Kampin Rinor mbi Inteligjencën Artificiale dhe Demokracinë, si dhe aktivitete promovuese për Programin e Punës Praktike, i cili shënon 10 vjet implementim. Këto iniciativa synojnë ndërtimin e një gjenerate të re të angazhuar për demokraci, etikë publike dhe zhvillim profesional.

Të ngjashme