Organizata për monitorimin e universiteteve publike në Kosovë “Demokracia Studentore” nëpërmjet një komunikate për media ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të fillojë hetimet mbi punësimet e paligjshme në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore ka thënë se rektori i Universitetit të Prishtinës Marian Dema që një kohë të gjatë ushtron ndikimin e tij duke punësuar militantë partiakë dhe vartës të tij pa i plotësuar kriteret mbi bazën e konkurseve publike.
“Ne si organizatë kemi mjaft dëshmi për t’i ofruar prokurorisë së shtetit që të fillojnë hetimet për keqpërdorimet që po bëhen në UP, si te punësimet ashtu edhe te buxheti i cili përdoret për interesa personale të rektorit dhe vartëseve të tij”, ka thënë Ramusa.