“Demokracia Studentore” paraqet fakte se Isa Mustafa merr pagë nga UP-ja

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 12:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mexhid Ramusa, nga kjo organizatë, tha se kreu i LDK-së që nga viti 2014 nuk është profesor i rregullt në ligjërata dhe merr rrogë në UP.

“Hulumtimi ynë ka të bëjë me uzurpimin që politikanët ua kanë bërë universiteteve. Njëri nga ta është edhe Isa Mustafa i cili nga viti 2014 nuk është profesor i rregullt në ligjërata dhe merr rrogë në UP”.

“Nga 2016 asnjëherë nuk ka qenë në ligjërata dhe është profesor i rregullt. Më 2016 do të duhej t’i pushonte statusi si profesor i rregullt, pasi që atëherë ai ka dalë në pension”.

“I kemi disa fakte, më 2015 është ai në Agjencionin Kundër Korrupsionit ku vet ai i ka deklaruar rreth dhjetë mijë euro të ardhura nga UP”.

“Më 2016 ai ka deklaruar 3 767 euro të ardhura nga UP pa ardhur asnjëherë. Që ka thënë se nuk ka marrë pagë më 2016, ai vet ka deklaruar më 2017 se është paguar nga Fakulteti Ekonomik me 676 euro”.

Të ngjashme