Organizata “Demokracia Studentore” ka mbajtur një konference për shtyp, ku u tha se në Universitetin e Shkencave të aplikuara në Ferizaj ka shumë parregullësi.
Mexhid Ramusa nga kjo organizatë tha se rektori, Agron Bajraktari, është i “punësuar politik”.
Madje sipas tij 28 profesorë, përfshirë dy dekane nuk kanë doktoraturë.
Sipas tyre këtu jane punësuar, Shpresa Bajrami, gruaja e ministrit Arsim Bajrami, Bashkim Thaçi, anëtar i kryesisë së PDK-së në Skënderaj ku bashkë me Agim Thaçin janë kushërinjë të presidentit Hashim Thaçi.
Gjithashtu sipas tyre gjashtë lëndë në këtë universiteti ligjëron, Kushtrim Culaj i cili eshte drejtor i postes ne Peje dhe ska gjithashtu doktorature.
Përveç tij pa doktoraturë aty po thuhet se ligjeron disa lëndë edhe kryeshefi i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha.