Komiteti Kombëtar Demokratik i Shteteve të Bashkuara (DNC) do të shtyjë kongresin për nominimin e kandidatit për zgjedhjet e ardhshme, nga korriku në gusht për shkak të pandemisë së koronavirusit, thanë të enjten zyrtarët e DNC.
Kongresi do të mbahet në 17 gusht në Milwaukee, Wisconsin, rreth një javë para kongresit nominues të Partisë Republikane, njofton Klan Kosova.
Ky vendim për shtyrje vjen vetëm disa ditë pasi ish-nënkryetari dhe kandidati i mundshëm Joe Biden bëri thirrje që kongresi të zhvendosej për shkak të pandemisë së koronavirusit.