Demolli: Presidenca e Qeveria të bunkerizuara për mediet e Kosovës

| 10 Jan 2023 | 21:19 | Nga

Donjeta Demolli nga PSD-ja ka hedhur kritika e akuza ndaj Presidencës dhe Zyrës për Media të Kryeministrtit.

Demolli në “Politiko” në Kanal 10, këto dy institucione i ka quajtur totalisht të mbyllura për gazetarët e mediet, derisa për partinë në pushtet, Vetëvendosje shtoi se të vetmen faqe që mirëmban në rrjetet sociale, është ajo e partisë për të bërë propagandë.

‘Presidenca nuk raporton, nuk është transparente, po ashtu edhe Qeverinë e kemi totalisht e mbyllur, e bunkerizuar për secilin proces, përvec faqes së Vetëvendosjes që e shfrytëzon për të lansuar propagandë dhe mbrojtur mospunën dhe aktivitetin për këtë mandat”, tha Demolli.

Të ngjashme