Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se persona të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar shtegun e vrapimit në lagjen Taukbahqe
Sahatçiu tha se rastin e kanë denoncuar në polici dhe se pret që rasti të zbardhet.
“Në orët e para të mëngjesit u lajmëruam nga qytetarët aktiv të lagjes se në shtegun që po shtrohet në parkun e Taukbahqes janë evidentuar nëntë mbetje të djegjes së shiritëve të punimeve. Me Granit Rugova dhe zyrtarë të sportit e të inspektoriatit të Kryeqytetit pamë dëmtimet dhe lajmëruam policinë”, ka shkruar ajo.
“I dënojmë veprimet e tilla huligane që pengojnë punën dhe rrezikojnë qytetarët prandaj i ftojmë institucionet përgjegjëse që të ndjekin rastin deri në fund. Faleminderit banorëve të lagjes që edhe gjatë inspektimeve sot treguan se si ruhet puna e përbashkët. Puna do të vazhdojë dhe qytetarët do të shfrytëzojnë shtegun e përfunduar që ju takon shumë shpejtë”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook.