Dëmtohen 220 copë koshere bletësh në Partesh të Gjilanit

Prishtinë | 16 Mar 2024 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

220 copë koshere bletësh janë dëmtuar nga persona të panjohur në fshatin Partesh të Gjilanit.

Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar pronari i saj.

Policia bën me dije se është njoftuar prokurori, teksa rasti vazhdon të hetohet.

Ngjarja ka ndodhur në mesditën e së premtes.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona të panjohur i janë dëmtuar 220 copë koshere bletësh. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme