Tri vetura janë dëmtuar si pasojë e stuhisë që ka përfshirë Prishtinën të martën gjatë ditës. Si pasojë e frymës që mbizotëroi në Kryeqytet, çatia e një objekti banesor në lagjen “Pejton” ka rënë mbi veturat e parkuara, raporton Ekonomia Online.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e Policisë së Kosovës, ndërkaq raportohet se nuk ka të lënduar.