Të enjten në Mitrovicë të Veriut, një person ka raportuar që janë dëmtuar varrezat.
Sipas raportimit të njërit prej ankuesve, dëmtimi ka ndodhur gjatë punimeve të një kompanie në atë lokacion.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se gjatë punimeve të një kompanie në atë lokacion, janë dëmtuar disa varreza”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një person mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.