Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet

Prishtinë | 14 Dhj 2025 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Ti varre janë dëmtuar në Obiliq, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, persona të panjohur kanë dëmtuar pllakën e një varri dhe vazot e dy varreve të tjera.

Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe është njoftuar prokurori ndërsa rasti është nën hetime.

“Obiliq / 13.12.2025 – 13:43. Dyshohet se nga persona të panjohur janë dëmtuar pllaka e një varri dhe vazot e dy varreve tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore”, njofton PK.

Të ngjashme