Banorët e rrugës “Hyzri Talla” dhe të rrugës “Xheladin Rekaliu” kanë mbetur pa ujë të pijshëm.
Aryseja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është bërë për shkak se mbrëmë është dëmtuar gypi i ujit në lagjen “Bregu i Diellit”.
Kështu njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, nga e cila thonë se ekipet e mirëmbajtjes janë duke e bërë sanimin e këtij defekti.
“Gjatë natës së mbrëmshme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 200 mm në lagjen “ Bregu i Diellit” në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU “Prishtina” janë në vendin e ngjarjes dhe me të gjitha kapacitetet për punë po merren me sanimin e defektit të atij gypi”, thuhet në njoftim.
Andaj, deri në sanimin e defektit pa ujë të pijshëm janë rruga” Hyzri Talla” dhe rruga “ Xheladin Rekaliu” në lagjen “ Bregu i Diellit ”.
Sipas ujësjellësit, sanimi pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.