Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gypi kryesor i furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Agim Ramadani” është dëmtuar në orët e mbrëmjes.
Për këtë arsye, KRU “Prishtina” thotë se është detyruar të ndërprejë furnizimin me ujë për një pjesë të zonës në fjalë, pastaj në rrugët “Tringë Smajli” dhe “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
“Rrjedha e ujit është e madhe dhe linja e tubit është në të njejtin kanal ku janë të vendosura edhe kabllot e tensionit të lartë”, thuhet në një njoftim për shtyp të kësaj kompanie.
Ekipet e mirëmbajtjes së KRU” Prishtina” sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Kompania e Ujësjellësit kërkon mirëkuptim nga banorët e zonave të prekura.