Fantazisti amerikan Christian Pulisic pësoi një tjetër dëmtim dhe do të duhet të mungojë disa javë, teksa lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i Chelseat, Frank Lampard.
Futbollisti ishte planifikuar të luante nga minuta e parë në tranfertën ndaj Burnley-t, por ndjeu shqetësim gjatë nxehjes para ndeshjes dhe u la pushim, ndërsa në fushë zbriti menjëherë gjermani Timo Werner.
“Kishte luajtur tre ndeshje radhazi dhe duhej ta menaxhonim lodhjen e tij, megjithatë do të shohim si do të jetë gjendja në 24 orët e ardhshme. Shpresoj që të rikthehet sa më shpejt, ndonëse mjekët kanë parashikuar një ndalesë disa javëshe”, u shpreh Lampard.
Gjatë muajit nëntor Chelsea ka në kalendar 5 ndeshje për të zhvilluar, dy prej të cilave janë në Ligën e Kampionëve ndaj francezëve të Rennes dhe tre në tjerat në kampionat ndaj Sheffield United, Newcastle dhe Tottenham Spurs.