Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, në pritjen e tij që i ka bërë Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Ballkani Perëndimor duhet të shohë përpara drejt Bashkimit Evropian.
“Rikthimi në të kaluarën otomane të shekullit të 19 nuk është opsion për Ballkanin Perëndimor, maskuar me petk të neo-otomanizmit”, është shprehur ai.
“Pikëpamja jonë është që Ballkani Perëndimor duhet të shohë drejt së ardhmes. Jo nga e kaluara. Duhet pasur marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë. Por, perspektiva e vetme është Evropa”.
Sipas tij janë tre aspekte të cilat duhet të jenë majë për vendet e rajonit.
“Për Ballkanin Perëndimor, përvetësimi evropian, pra mbrojtja e parimeve dhe vlerave të iluminizmit, si Republika, shteti i së drejtës dhe mbrojta e të drejtave të njeriut, duhet të shihen si piramidë politike, ekonomike dhe kulturore”.