Denidas: Greqia do t’i bllokojë negociatat e Shqipërisë me BE-në

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka deklaruar se nëse Shqipëria nuk respekton të drejtat e minoritetit grek do t’i bllokojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këto komente kryediplomati grek i ka bërë në prag të takimit të tij me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.

” Nëse Shqipëria nuk respekton me vepra të drejtat e minoritetit grek, Greqia do të bllokojë fillimin e negociatave të Tiranës me BE.”

Dendias ka theksuar se raportet mes Tiranës dhe Athinës duhet të shërbejnë për të përfituar dyja palët, por se nuk po arrihet të plotësohen të drejtat, shkruan Top-Channel.

“Për sa i përket Shqipërisë, përfitimet e ndërsjella nga një përmirësim i marrëdhënieve bilaterale janë të dukshme. Por Shqipëria ende nuk po arrin të përmbushë detyrimet e saj në lidhje me pakicat dhe të drejtat pronësore të minoritetit kombëtar grek.”

Në agjendën e bisedimeve të tyre përveç çështjeve dypalëshe , do të jenë edhe ato që kanë të bëjnë me BE, krizën migratore, rajonin ballkanik si dhe situatën në Egje dhe Mesdheun lindor.

Në bisedën për problemet e Ballkanit një vend të posaçëm do të zërë çështja e dy vendeve kandidate për fillimin e negociatave, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme