I pabesueshëm lajmi që vjen nga Brazili. Chapecoense klubi që humbi pjesën më të madhe të skuadrës në atë aksident tragjik të pak ditëve më parë në Kolumbi është dënuar nga komisioni i Disiplinës në konfederatën braziliane të futbollit për mos paraqitje në ndeshjen e fundit të Brasilieros ndaj Atletico Mineiros.
Një vendim shumë i diskutueshëm dhe mbi të gjitha absurd ky i marrë nga një komision juridik. Vendimi i Disiplinës, ka qenë humbje 3-0 në tavolinë për të dyja skuadrat, -2 pikë në tabelën e klasifikimit dhe gjobë në vlerën 100 mijë reais, rreth 28 mijë Euro si për Chapecoensen edhe për Atletico Mineiron.
Pas incidentit tragjik që ndodhi në datën 28 Nëntor ku humbën jetën 71 persona mes tyre pothuajse edhe i gjithë stafi teknik dhe pjesa më e madhe e futbollistëve të Chapecoenses, presidenti i klubit brazilian Minas Gerais vendosi që skuadra e tij të mos e luante sfidën e fundit ndaj Atletico Mineiros.
Kjo ndeshje nuk kishte aspak rëndësi për të dyja skuadrat sepse të dyja klubet e kishin siguruar kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Copa Libertadores, por ky dënim është absurd për faktin se Chapecoense nuk kishte mundësi për ta luajtur sfidën për faktin se nuk i ka aktualisht në dispozicion 11 lojtarë. Gjithsesi konfederata brazialiane i kishte kërkuar Chapecoenses që në nder të viktimave ta luante këtë sfidë me skuadrën e të rinjve por presidenti i klubit nuk pranoi.
Gjithsesi dy skuadrat nuk u paraqitën në fushë teksa dyert e stadiumit qëndruan te mbyllura dhe për këtë arsye Chapecoense dhe Atletico Mineiro u dënuan nga komisioni i Disiplinës në konfederatën braziliane të futbollit pasi në stadium u paraqitën vetëm 4 arbritrat që do të gjykonin këtë sfidë.Pak ditë më parë Chapeconses në nder të viktimave dhe më kërkesë të klubit kolumbian Atletico Nacional iu dorëzua zyrtarisht trofeu i Copa Sudamericana nga konfederata amerikano-jugore e futbollit Conmebol.