Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ashpër pas dënimit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Përmes një videoje, ai thotë se ky aktgjykim është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm.
“Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për ish-krerët e UÇK-së është një padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm”.
“Aktgjykimi i sotëm i Dhomave të Specializuara rrëzoi pretendimin më të rëndë që ka mbetur në aktakuzë se UÇK kishte kryer një sulm të gjërë dhe sistematik kundër një popullsie civile, u pa qartë se ky proces nuk kishte për gjykim pastërtinë e luftës së UÇK-së”, tha Kurti.