Dënimi i Bashës për shpifje, Hamiti: Këtë njeri e kanë votuar kryetar të Kuvendit VV-ja, PDK-ja dhe AAK-ja

Prishtinë | 30 Sht 2025 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar aktgjykimin e e Gjykatës Themelore në Ferizaj rreth dënimit të Dimal Bashës për shpifje.

Ai ka kritikuar partitë politike që e kanë votuar për kryetar të Kuvendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se një veprim të tillë e kanë bërë VV-ja, PDK-ja dhe AAK-ja.

“Këtë njeri e kanë votuar kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës VV-ja e Albin Kurtit dhe e tij, por edhe deputetë të PDK-së dhe të AAK-së. Pasi u zgjodh kryetar i Kuvendit, Dimal Basha e tërhoqi emrin e vet si autor prej shkrimit skandaloz kundër UÇK-së 13 vjet mbas botimit të tij”, ka shkruar Hamiti.

Të ngjashme