Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale pak minuta pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për të dënuar ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri.
Diplomatja amerikane iu bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të vijojnë punën dhe të tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.
“I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të tregojnë se askush, pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë, nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”, shkruan Kim.