Gjykata e Apelit më 30 dhe 31 gusht do të mbajë seancë në të cilën do të diskutojë për ankesën e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski për dënimin me burg të shqiptuar në shkallë të parë në lëndën “Tanku”.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska e ka shkruar aktgjykimin për Gruevskin dhe Gjoko Popovskin në mbi 200 faqe.
Pas dënimint me burg prej 2 vite për blerjen e makinës luksoze “Mercedes”, Nikolla Gruevski përmes avokatëve të tij dorëzoi ankesë për vendimin e gjykatës.
Përndryshe, Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski u shpallën fajtor në lëndën “Tanku”. Ish-kryeministri u dënua me 2 vite burg efektiv, ndërsa Popovski me 6 vite dhe 6 muaj burg efektiv.