Denis tregon shenja se mund t’i bashkohet Arsenalit

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori spanjoll, Denis Suarez, ka treguar shenja se ai mund t’i bashkohet skuadrës së Arsenalit.

Tifozët e tij kanë zbuluar se Suarez ai ka pëlqyer postimet nëpër rrjetet sociale të cilat shfaqnin fitoren e Arsenalit ndaj Chelseas, shkruan Goal.

Skuadra Arsenal, e ka mposhtur atë të Chelseas me rezultat 2-0 dhe si duket futbollisti Suarez i është gëzuar kësaj fitore.

Sidoqoftë Suarez ende nuk e ka bërë publike nëse ai vërtet do t’i bashkohet Arsenalit apo do të qëndrojë në Barcelonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme