Dennis Quaid i ka ndryshuar planet e martesës

Actor Dennis Quaid and wife Kimberly Quaid arrive to the HBO premiere of "The Special Relationship" held at Directors Guild Of America on May 19, 2010 in Los Angeles, California. (Photo by Jeff Kravitz/FilmMagic)
Prishtinë | 26 Mar 2020 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Ylli i filmit “Parent Trap”, Dennis Quaid, kishte planifikuar të kurorëzohet me të fejuarën e tij 39 vjet më të re, Laura Savoie, në shtëpinë e Craig T. Nelsonit në Kauai, më 4 prill të këtij viti. Por tani ka vendosur ta shtyjë datën e martesës për shkak të pandemisë globale të Coronavirusit.

Madje, aktori duket se po mendon ta zhvendos dasmën më afër shtëpisë, sapo të filloj të përmirësohet situata, transmeton Koha.

Duke folur për portalin “Extra”, ylli 65-vjeçar i filmit tha: “E kemi shtyrë dasmën tonë… sapo dëgjuam për përhapjen e koronavirusit në Itali. Ne i kemi disa miq dhe familjarë me imunitet të dobët për shkak të trajtimeve të ndryshme mjekësore. Prandaj, bashkë me Lauran kemi vendosur ta shtyjmë datën e martesës.do të ishte një dasmë e vogël dhe shumë e mirë, por tani po mendojmë ta realizojmë atë më afër shtëpisë. Do të presim ca kohë sa të kalojë kjo pandemi.”

Ndër të tjera aktori Quaid ka treguar se nuk bezdiset nga diferenca e madhe në moshë e çiftit, apo nga komentet që të tjerët i bëjnë për këtë gjë.

Dennis Quaid ka qenë i martuar edhe tri herë më parë si dhe i ka tre fëmijë. Me bashkëshorten e parë, aktoren P. J. Soles ishte martuar në vitin 1978, ndërsa çifti ishin shkurorëzuar vetëm 5 vjet më vonë. Në shkurt të vitit 1991, Quaid u martua me aktoren Meg Ryan, me të cilën e ka një djalë, Jack Henry Quaid. Çifti i kishte dhënë fund martesës në vitin 2001. Ndërsa martesa e tretë e aktorit ishte me agjenten e patundshmërisë nga Teksasi, Kimberly Buffington, me të cilën qëndroi i martuar nga viti 2004 deri më 2017. Dyshja i kishte sjellë në jetë dy fëmijë përmes një nëne surrogate.

Të ngjashme