Në javën e fundit është shënuar rritje e rasteve me COVID-19, në Kosovë. Po ashtu është rritur edhe numri i gjobave ndaj qytetarëve për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë, COVID-19.
Brenda 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.178 gjoba për mosrespektim të ligjit anti- COVID.
Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.
Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.
E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.
Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.