Me 17 vjet burgim janë dënuar tre persona për shitje të transmetimit ilegal të Premier Ligës të më shumë se 1 mijë lokaleve, klubeve e shtëpive, raporton BBC.
Steven King, Paul Rolston dhe Daniel Malone së bashku kanë marrë një dënim prej 17 vjetësh burgim, një nga dënimet më të gjata për krime të piraterisë, transmeton Koha.net.
Ata kanë përfituar më shumë 5 milionë funta nga uebfaqet e tyre.
Gjykata e quajti këtë operacion si “biznes të dyshimtë e të pandershëm”. Të tre të dënuarit për më shumë se dhjetë vjet raportohet se kanë shitur këto transmetime në Angli dhe në Uells.
51 vjeçari, Steven King nga Siddeley Avenue, Coventry, është dënuar me 7 vjet e katër muaj burgim.
Derisa, Paul Rolston, 54 vjeçar, nga Pembroke Road, Coventry, u dënua me gjashtë vjet e katër muaj burgim. Kurse 42 vjeçari Daniel Malone, nga Woodway Lane, Coventry u dënua me tre vjet e tre muaj burgim.
Ata po bënin biznes nën emrat Dreambox, Dreambox TV Limited dhe Digital Switchover Limited.